Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Përmes një shkrimi në Facebook ajo tha se LDK-ja po i ngatërron Zgjedhjet Parlamentare me zgjedhjen e Presidentit.
Kollçaku theksoi se propozimi i VV-së për ndarjen e posteve që nga fillimi i negociatave ishte plotësisht i balancuar.
“Ajo që është e dhimbshme tani, është fakti se propozimi nga ana jonë për ndarjen e posteve që nga fillimi i negociatave ishte plotësisht i balancuar, përfshi edhe një figurë, siç po e quajnë përfaqësuese. Pra, respektim i konstituimit të institucioneve që burojnë nga zgjedhjet dhe vullneti qytetar, Kuvendi dhe Qeveria. Por, JO! Refuzim. Kërkesa për President konsensual, kur vjen koha, ishte e papranueshme për palën tjetër! Pra, as nga VETËVENDOSJE e as nga LDK, por një qytetar me përkrahje të gjerë.
Nuk është pritur nga një parti që e quan veten instistucionaliste, të ngatërrojë zgjedhjet Parlamentare me zgjedhjen e Presidentit,
meqenëse dallojnë në thelb dhe nuk është koha” ka shkruar ajo.