Një burim brenda VV-së ka thënë se në takimin e orës 17:00 prezent të jenë përfaqësuesit e shteteve të Quintit dhe ajo e BE-së, Nataliya Apostolova.
“Takimi do të mbahet siç është paraparë. Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe shtetet e Quintit dhe shefja e zyrës së BE-së”, ka thënë burimi, shkruan Koha.net
Disa orë para takimit, nëpërmjet një deklarate, shtetet e Quintit kanë bërë të ditur se nuk po ndërmjetësojnë në arritjen e koalicionit ndërmjet VV-së e LDK-së dhe se nuk e mbështesin asnjë subjekt apo kandidat.