Huawei padit qeverinë amerikane për shkak të kufizimit të përdorimit të produkteve të saj

Prishtinë | 07 Mar 2019 | 08:05 | Nga Ekonomia Online

Huawei ka ngritur një padi kundër qeverisë amerikane mbi një ndalim që kufizon agjencitë federale nga përdorimi i produkteve të saj.

Siç potencohet ”ShBA nuk arritën të japin dëshmi për të mbështetur ndalesat”, dhe firma gjithashtu hodhi poshtë pretendimet se kishte lidhje me qeverinë kineze.

ShBA ka kufizuar përdorimin e produkteve Huawei mbi shqetësimet e sigurisë kombëtare.

Ajo gjithashtu ka qenë duke lobuar aleatët për të shmangur firmën kineze të telekomunikacioneve.

Huawei është një nga furnizuesit më të mëdhenj të pajisjeve dhe shërbimeve të telekomunikacionit në botë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme