Hudhet poshtë si e palejueshme padia e Shaban Gogajt ndaj trupit gjykues, në rastin e vrasjes së Agonis Tetajt

Prishtinë | 17 Dhj 2023 | 13:18 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore Gjakovë, ka hedh poshtë si të palejueshme padinë e ushtruar nga i akuzuari për vrasjen e Agonis Tetajt, Shaban Gogajt, dhe paditësi H.C, ndaj kryetares së trupit gjykuese, Violeta Husaj-Rugova dhe anëtarëve Florije Zatriqi dhe Sami Sharraxhiu, për kompensimin e dëmit jomaterial në shumë prej 100 mijë euro.

Sipas padisë së ushtuar nga avokati i Gogajt avokati Besnik Berisha, për shkak të veprime haptazi të kundërligjshme në rast e gjykimi të vrasjes së e Agonis Tetaj, trupi gjykues ka shkaktuar dhimbje fizike, vuajtje psikike dhe frikë tek paditësit, andaj përmes kësaj padie kanë kërkuar kompensim të dëmit jo materialë prej 100 mijë euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Tutje, në padinë e ushtuar nga avokati Berisha thuhet se rihapja e shqyrtimi gjyqësorë, revokimi i aktvendimit për pranim të fajësisë, vazhdimi i paraburgimit, mohimi i të drejtës kushtetuese për t’u mbrojtur me avokatin që Gogaj ka zgjedhur, fillimi rishtazi i shqyrtimi gjyqësorë, refuzimi vazhdueshëm i kërkesave për trajtim psikiatri jashtë institucioneve të paraburgimit të gjitha këto kanë shkaktuar dhimbje shpirtërore dhe fikë për paditësit.

“I. hedhet poshtë si e palejueshme padia e cila mban shenjen…, datë 21.02.2022, e parashtruar nga paditësit Sh. G. dhe H. C., që të dy nga Deçani, kundër të paditurve V. H. R., F. Z. dhe S. Sh., me objekt kontesti kompensim të dëmit jo material”, thuhet në vendimin e Themelores.

Nga vlerësimi i Themelores në Gjakovë thuhet se, të paditurit në këtë rast gjykatësit gëzojnë imunitet nga paditë civil andaj edhe është hedhur poshtë padia e avokatit Berisha.

Gjithnjë sipas vendimit të kësaj gjykata, pamundësia e ushtrimit të padive civile ndaj gjyqtarëve për veprimet brenda funksioneve të tyre nuk duhet nënkuptuar se gjykatësit janë të zhveshur nga përgjegjësia profesionale dhe ligjore.

Por, se qëllimi i imuniteti ndaj padive civile për gjykatësit sipas këtij vendimi është se eliminohet çdo rrezik i ndjekjes për shkak të vendimeve që gjykatësit marrin gjatë ushtrimit të profesionit të tyre.

Tutje, në ketë vendim është sqaruar se veprimet e të paditurve në këtë rast të trupit gjykues kanë ndërmarrë veprime brenda për brenda fushë veprimtarisë së detyrave dhe përgjegjësive të veta.

Ndaj këtij vendimi palës paditëse i është lejuar ankesa në afat prej 15 ditësh në Gjykatën e Apelit, mirëpo në një përgjigje për “Betimi për Drejtësi” Apeli ka sqaruar se lidhur me këtë çështje ende nuk është marrë vendim nga kolegjit i gjyqtarëve të kësaj gjykate.

Ndryshe, avokati Berisha kishe njoftuar përmes rrjetit social “Facebook” për paraqitjen e kësaj padie në emër të Shaban Gogajt, që sipas tij, veprimet e trupit gjykues me rastin e gjykimit të vrasjes së Agonis Tetaj kanë ndërmarrë veprime të kundërligjshme dhe kundërkushtetuese.

Ndryshe, më 14 tetor 2022 Gjykata Themelore në Pejë kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj, duke e dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia të Agonis Tetajt.

Ndryshe, Gjykata e Apelit më 23 mars 2023 kishte shqyrtuar ankesat e mbrojtësit të Shaban Gogajt, avokatit Besnik Berisha, palës së dëmtuar, avokatit Berat Tmava dhe ankesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Kurse, pas shqyrtimit të ankesave, Apeli më 23 mars 2023 e ka kthyer lëndën në rigjykim.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, më 12 qershor 2019, Shaban Gogaj akuzohet se më 23 shtator 2018, rreth orës 11:04, në Deçan, në rrugën “Luan Haradinaj”, përkatësisht në kompaninë “Gogaj AG”, me dashje e privon nga jeta Agonis Tetajn dhe me këtë ka vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve A.H dhe F.Z. Në këtë rast, për armëmbajtje pa leje akuzohet edhe Isuf Cacaj, ku sipas aktakuzës, në dyqanin “Gogaj AG”, ka mbajt në pronësi armën, e gjetur nga policia në sirtarët nën banakun e arkës.

Të ngjashme