Hulk te një klub “anonim” për 55 milionë euro

Prishtinë | 28 Qer 2016 | 12:04 | Nga

Zenit St Petersburg ka shitur sulmuesin Hulk në Shanghai SIPG për rreth 55 milionë euro, rekord për klubin kinez.

Marrëveshja mes dy klubeve është konfirmuar andaj reprezentuesi brazilian do të udhëtojë drejt Kinës për të finalizuar transferimin te skuadra e tij e re.

Trajneri i Shanghai SIPG, Sven Goran Eriksson është nën presion për të përmirësuar rezultatet pas disavantazhit prej 12 pikësh ndaj liderit të Superligës së Kinës, Guangzhou Evergrande.

Hulk, i cili ka realizuar katër gola për skuadrën ruse në edicionin e shkuar të Ligës së Kampionëve ishte i përfshirë në ekipin e Brazilit në “Copa America”, por bëri vetëm një paraqitje si rezervist.

Transferimi i tij në Shanghai SIPG paraqet rekord nga një klub aziatik pas marrëveshjes me vlerë prej 38 milionë funte mes Jiangsu Suning dhe Shakhtar Donetsk për sulmuesin Alex Teixera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme