Humb kontrollin e parashutës dhe rrëzohet, ndërron jetë turisti çek në Himarë

Prishtinë | 05 Pri 2023 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Një 70-vjeçar çek ka humbur jetën ditën e sotme në Himarë.

Bëhet me dije se turisti i huaj ka humbur kontrollin mbi parashutën, për shkak të arrestit kardiak, dhe ka rënë në vendin e quajtur “Përroi i Palasës”, ku si pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë

Sot, rreth orës 15:00, shtetasi çek P. S., rreth 70 vjeç, pas hedhjes me parashutë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi parashutën, për shkak të arrestit kardiak, dhe ka rënë në vendin e quajtur “Përroi i Palasës”, ku si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme