Humb kontrollin e skafit, përplas dy pushuesit në Jalë

Prishtinë | 16 Kor 2022 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Dy pushues kanë mbetur të plagosur në Jalë, teksa kanë qenë duke marrë rreze nën çadra në plazh, pasi janë goditur nga një mjet lundrues.

Skafi ka tentuar që të dalë në breg, por nuk ka arritur që të ndalojë në kohë pasi ka qenë me shumë shpejtësi, duke plagosur kështu çiftin e pushuesve shtetasit A.S 31-vjeç dhe E.GJ, 25 vjeçe, të cilët ishin në breg.

I riu ka marrë dëmtime në brinjë dhe në fytyrë, ndërsa vajza ka gërvishtje të lehta.

Dy personat gjenden në spitalin e Himarës duke marrë mjekime. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit lundrues, Gjergji Priftuli.

Të ngjashme