Humbja e besimit nga aleatët tanë historikë

Prishtinë | 08 Maj 2024 | 17:55 | Nga Ehat Miftaraj

Logjika e tallava politikës ballkanike dhe diplomacisë së shteteve me kulturë perëndimore dallojnë si nata me ditë!

Në kulturën e diplomacisë ballkanike, liderët politikë mendojnë dhe besojnë se munden t’i trajtojnë partnerët ndërkombëtarë me të njejtën monedhë si i trajtojnë votuesit e tyre dhe popullin nga i cili marrin pushtetin dhe privilegjet.

Popullit dhe votuesit i premtojnë drejtësi, punësim, mirëqenie sociale, barazi, dhe 100 premtime tjera. Në fund, nga 100 premtime, ofrojnë padrejtësi, pabarazi, nepotizëm, korrupsion, skamje, klientelizëm dhe klane të qeverisjes. Votuesi dhe populli prapë shpresojnë në mrekulli dhe iu falin mekatet dhe prapë iu jep besimin/voten.

E këtë besim nuk ta falin bllanco diplomacitë/zyret perëndimore. Nuk mundesh në Bruksel dhe qendra të vendosjes të arrish marrëveshje dhe të pranosh obligime ndërkombëtare në emër të Republikës së Kosovës dhe pastaj në Prishtinë të luash të fortin dhe të kundërshtosh dhe refuzosh atë që ke pranuar.

Diplomacia perëndimore ka kulturë të respektimit të obligimeve ndërkombetare në mirëbesim dhe me vullnet te mire.

Ne momentin që e tradhton këtë mirëbesim atëherë duhet te përballesh me pasojat. E pasoja dhe dëmi me i rëndë nuk është shtyrja e vendimit per anëtarësim te Kosovës në Këshill te Evropës, por lëkundja e besimit e partnerëve ndërkombëtarë në zotësinë e shtetit të Kosovës për të marrë obligime ndërkombëtare dhe per t’i zbatuar këto obligime në praktikë.

Shtyrja potenciale e anëtarësimit te Kosovës ne Këshill te Evropës është dëm kolateral në raport me mungesën e besimit dhe mbështetjes nga aleatët tanë historikë.

Të ngjashme