Hungari, konfirmohet viktima e parë nga Coronavirusi

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet në Hungari thanë se një burrë 75-vjeçar, është bërë viktima e parë nga Coronavirusi i ri në këtë vend.

Qeveria tha se ai vdiq pasi ishte dërguar në një spital, nën dyshimin se ishte i infektuar me Coronavirusin e ri dhe kishte shenja të pneumonisë.

Deri më tani, në Hungari janë raportuar 32 raste pozitive me Coronavirusin e ri.

Autoritetet hungareze kanë njoftuar se 159 persona të tjerë gjenden në karantinë, transmeton REL.

Në përgjigje për të penguar përhapjen e Coronavirusit, Hungaria ka mbyllur kufijtë tokësorë me Austrinë dhe Slloveninë. Po ashtu në këtë shtet janë mbyllur të gjitha shkollat dhe janë vendosur kufizime mbi tubimet publike.



Të ngjashme