Huqja e madhe e prokurorisë në rastin e Azem Kurtaj, ekipi mbrojtës gjen qysh tash shkeljet ligjore

Prishtinë | 09 Jan 2023 | 17:41 | Nga Ekonomia Online

Është siguruar i plotë arsyetimin e prokurorisë për paraburgimin e Azem Kurtajt, ndaj të cilit gjyqtari i procedurës paraprake në Ferizaj vendosi dje masën e arrestit prej 30 ditësh paraburgim.

Mbrojtja ligjore e ushtarit të FSK’së, Azem Kurtaj, kanë pohuar se dispozitivi i parë sipas prokurorisë ka trajtim i keq ndaj klientit.

“Dispozitivi i parë sipas prokurorisë ka shpërbythje (trajtim i keq) të atilla që fizikisht e bëjnë të pamundur veprimin e një subjekti, këto shpërbythje kanë të bëjnë me përshkrimin e ngjarjes. Prokuroria thotë se ka qenë i penguar nga disa persona ndërsa për të njëjtit persona thotë se kanë qenë në skaj të rrugës. Një i dyshuar nuk përgjigjet për dy vepra penale të kryera me një veprim, andaj, prokuroria nuk do të ketë mundësi t’a mbështes teorinë e saj se këtu edhe ka tentim vrasje edhe ka përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm sepse vepra e parë e konsumon veprën me peshë më të vogël”, u deklaruan kështu ekipi i mbrojtjes së Kurtajt.

Po ashtu mbrojtja ligjore pretendon se ka vërejtur shkelje të tjera ligjore, e që gjatë nisjes së procesit gjyqësor do ta vërtetojnë siç kanë thënë heqjen profesionale të prokurorisë.

“Prokuroria përmend dy momente kohore, orën 13:00 dhe orën 14:00. Pyetja logjike është, ku ishte policia nëse ngjarja e qitjes me armë paska pas qenë më e gjatë se 2 orë? Pra, është për tu çuditur se si policia ka arritur në vendin e ngjarjes me aq vonesë dhe pse komunikata e parë e policisë ndodhë 3 orë pas momentit që prokuroria pretendon se ka ndodhur qitja e parë në ajër. Mirëpo, ajo që nuk mund të kontestohet është se edhe në kërkesën e prokurorisë, theksohet se Azem Kurtaj ka qenë i penguar të lëvizë dhe atë dy herë”, pohon ekipi i avokatëve.

Të ngjashme