Hyjnë me sëpatë dhe revole në një market në magjistralen Ferizj-Prishtinë, tre presona arrijnë të vjedhin arkën me 500 euro

Prishtinë | 28 Jan 2021 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Një femër ka raportuar në polici se tre të dyshuar të panjohur njëri me një revole dhe njëri me një sëpatë janë futur në market dhe nën kërcënimin e armëve kanë marrë arkën në të cilën dyshohet se kanë qenë 500 (pesë qind) € dhe një sasi të cigareve vlera e të cilave nuk dihet.

Rasti ka ndodhur në një market në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, të mërkurën rreth orës 18:40.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme