Deputetja e koalicionit LAA, Hykmete Bajrami është shprehur se shkuarja në zgjedhje të reja nuk është zgjidhje për të dalë nga kriza politike e krijuar.
“Shkuarja në zgjedhje të tjera nuk është alternativë sepse askush nuk mund të garantoj se do të kemi një rezultat tjetër. Ata që e kanë marrë mandatin duhet të marrin përgjegjësi dhe të japin propozimin për kryetar të Kuvendit”, ka thënë Bajrami.