Një grua nga Lipjani ka raportuar në polici që mëngjesin e së enjtes përderisa ishte në shtëpinë e saj një i panjohur ka hyrë brenda dhe ka tentuar ta dhunojë dhe i ka kërkuar para.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka pësuar lëndime trupore kurse i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.
Njësitet përkatëse policore janë duke e hetuar rastin.