Hynë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon e më pas liron të dyshuarit

Prishtinë | 05 Kor 2023 | 12:40 | Nga Ekonomia Online

Një familje kosovare është ndaluar mbrëmë nga autoritetet në Zveçan, për hyrje ilegale në territorin e Kosovës nga Serbia.

Familja, e cila po udhëtonte me veturë me targa të huaja, është liruar pas intervistimit nga Policia.

”Njësiti policor derisa ka qenë në pikë statike në rrugën për në Izvore kanë ndaluar automjetin me targa të huaja të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar dhe pasagjerja femër kosovare si dhe dy fëmijë”, konfirmon raporti policor.

”I dyshuari me veturë përmes rrugëve alternative jashtë vendkalimit kufitar në mënyrë ilegale nga territori i Serbisë kishte hyrë në territorin e Kosovës”.

”Pas intervistimit me urdhër të prokurorit është hapur rasti, të ndaluarit janë liruar në procedurë të rregullt”.

Të ngjashme