Një person është arrestuar të mërkurën rreth orës 00:10 në fshatin Rushiq të Pejës, pasi që i njëjti dyshohet se ka hyrë në shtëpinë e fqiut të tij ku ka tentuar të kryejë vjedhje.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se i dyshuari kishte shkaktuar zjarr brenda objektit të shtëpisë, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore, raporton Gazeta Sinjali.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në shtëpinë e fqiut të tij ka depërtuar në brendi, ku ka tentuar të kryej vjedhje dhe ka shkaktuar një zjarr brenda objektit, me ç ‘rast ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.