Nga i padëshiruari, te rinovimi i kontratës.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, mund të mos largohet nga Napoli.
Sipas mediave italiane, Hysaj mund të rinovojë kontratën me Napolin në fund të sezonit, kërkesë kjo nga trajneri i ri, Rino Gattuso.
Hysaj nuk ishte shumë pjesë e planeve të Carlo Ancelottit, por gjithçka ka ndryshuar me ardhjen e Gattusos.
Gattuso e sheh Hysajn si ‘joker’, lojtar që mund të luajë në krahun e majtë dhe të djathtë të mbrojtjes, andaj i ka kërkuar klubit që t’ia rinovojnë kontratën shqiptarit.
26-vjeçari ka luajtur 13 ndeshje deri më tani në Serie A, ka dhuruar një asist.
Nëse Hysaj qëndron, atëherë nga sezoni 2020/21, në mbrojtje të Napolit do të jenë dyshja shqiptare, Hysaj dhe Amir Rrahmani. /Gazeta Express/