Elseid Hysaj vazhdon të jetë objektiv i Romës për krahun e djathtë të mbrojtjes.
Mbrojtësi shqiptar edhe më parë është kërkuar nga Roma, ndërsa ka vendosur që këtë vit të largohet përfundimisht nga Napoli.
26-vjeçari pëlqehet shumë nga Roma që po synon afrimin e tij gjatë afatit kalimtar veror.
Mediat italiane kanë raportuar se Giallorosët janë duke planifikuar një shkëmbim të lojtarëve me Napolin.
Roma është gati ta jap mbrojtësin e djathtë holandez Rick Karsdorp në këmbim për ta marrë Hysajn.
Nga ana tjetër trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso e pëlqen holandezin dhe sipas Corriere dello Sport ky shkëmbim është më se i mundshëm.
Kujtojmë që Hysaj në edicionin e fundit kishte probleme te Napoli pasi kishte humbur vendin e titullar nën urdhrat e Carlo Ancelottit, por me ardhjen e Gattusos shkodrani ka qenë titullar dhe ka shkëlqyer. /Telegrafi/