Futbollisti i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj kërkohet nga shumë klube evropiane.
Ai mund të largohet nga Napoli gjatë afatit kalimtar veror dhe për shqiptarin nuk mungojnë ofertat.
Fillimisht ishte Interi e disa klube të tjera jashtë Italisë, por së fundmi për të ka shprehur interesim edhe Juventusi.
Këtë e konfirmon agjenti i lojtarit, Marco Giuffredi, i cili tregon se drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë kontaktuar me të për të marrë informacione rreth Hysajt, transmeton KP.
“Mund të them që me Sarrin ishte anësori më i mirë në Itali dhe Evropë. Më ka telefonuar edhe më parë Juventusi, por Hysaj këmbënguli se dëshironte të fitonte titullin me Napolin”, deklaroi ai. “Nuk e kuptoj se si mund të kritikohet. Është normale që të ndryshohet ambienti pas katër viteve te Napoli. Do të bëhet pjesë e një klubi të rëndësishëm”.
Në rast se Maurizio Sarri bëhet trajner i Juves, atëherë ekziston mundësia që edhe Hysaj t’i bashkohet atij tek “Zonja e Vjetër”