Ish-ministri i Jashtëm, Skender Hyseni thotë se të gjitha krizat në veriun e vendit janë prodhuar në mandatin e presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti.
Sipas tij, as njëri e as tjetri nuk e kanë hallin e vendit, por të pushtetit.
“Kur do ta kuptojë ky popull i mjerë kush është Albin Kurti dhe Vjosa Osmani???!!!”
“Të gjitha krizat në Veriun e Kosovës janë prodhuar në mandatin e tyre. Kriza e fundit, dëshmoi se bota është lodhur me ne. Kurti dhe Osmani po vazhdojnë, madje pa ngurrim, të befasojnë partnerët e Kosovës. As njëri as tjetri nuk e kanë hallin e vendit. Të dytë e kanë hallin e pushtetit të tyre, deri në zhbërje të shtetit të Kosovë, Ndërsa, intelektualë e akademikë qëndrojnë të heshtur, si strucat !!!”, ka shkruar Hyseni.