Hyundai paralajmëron nxjerrjen në treg të modelit Alcazar

Prishtinë | 24 Mar 2021 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Hyundai Motor India Ltd., ka njoftuar se deri më 6 prill do të prezantojë modelin e ri SUV për tregun indian.

Bëhet fjalë për Hyundai Alcazar që në njoftimin e shkurtër të kompanisë përshkruhet si SUV me shtatë ulëse.

Në deklaratë thuhet se Alcazar është ndërtuar “mbi identitetin global të dizajnit e të sensualitetit sportiv”, si dhe është në sinkron me elementet vitale, arkitekturën, stilin dhe teknologjisë, duke formuar një SUV modern me 7 ulëse.

Sipas mediave, në ofertë do të jetë modeli me motor 1.5 litra benzinë me 85 kuaj-fuqi, pastaj ai me motor turbo 1.4 litërsh me 103 kuaj-fuqi si dhe ai me motor me naftë 1.5 litërsh me 85 kuaj-fuqi.

Po ashtu do të jenë me ndërrues shpejtësie manual dhe automatik.

Image
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme