Hyundai ka publikuar foto dhe detaje teknike të gjeneratës së re të veturës së saj të vogël të qytetit.
Modeli më i vogël korean në gjeneratën e tij të tretë është rritur me 20 mm në gjerësi, në krahasim me paraardhësit e tij, ndërsa automjeti është më i ulët, gjithashtu për 20 mm.
Brendësia duket tërheqëse, të paktën kur bëhet fjalë për pakot më të larta të pajisjeve që përfshijnë një ekran 8 inçësh, i cili mbështet sistemin multi-medial të automjetit, duke përfshirë navigacionin dhe mundëson integrimin e lehtë të telefonit të mençur falë veçorive të Apple CarPlay dhe Android Auto.
I10 i ri është gjithashtu i pajisur me një numër sistemesh të asistencës së shoferit, duke përfshirë një sistem të parandalimit të përplasjes frontale, ndihmë për mbajtjen e veturës brenda korsisë së saj dhe paralajmërimin e lodhjes dhe dekoncentrimit të shoferit.
Fillimisht, Hyundai do t’u ofrojë klientëve dy motorë benzine. Motori bazë prej me 3 cilindra 1.0 litra prodhon 67 kuaj fuqi, ndërsa ai me katër cilindra 1.2 litra siguron 83 kuaj fuqi.
Të dy modelet standarde vijnë me një transmision manual me 5 shpejtësi, ndërsa edhe një version automatik me 5 shpejtësi është në dispozicion për tu zgjedhur nga blerësit.