Një 53-vjeçar i dënuar me 8 vjet burgim për “Trafikim i narkotikëve i kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë” është arrestuar nga policia e Tiranës.
Në njoftimin për mediat, policia e Tiranës bën me dije se: “Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kapi shtetasin në kërkim kombëtar: A. X., 53 vjeç, banues në Tiranë”, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 8 vite burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve i kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë”, të parashikuar nga neni 283/a/2-22 i Kodit Penal.