I dënuar me nëntë vite burg për trafik droge, merr fund arratia e shqiptarit në Itali

Prishtinë | 27 Jan 2019 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Një person nga Shqipëria ishte i shpallur në kërkim për trafikim droge, kështu ai tani është arrestuar në Itali, transmeton Klan Kosova.

Lapsi. al shkruan se sipas mediave italiane, në pranga ka përfunduar një 44-vjeçar nga Shqipëria, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije.

Ky njeri është dënuar në mungesë me 8 vite e 10 muaj burg.

Mediat italiane raportojnë se oficerët italianë prej ditësh e mbanin nën vëzhgim shqiptarin, ndërsa prangosja e tij u bë pas një aksioni në një lokal në zonën e Corniglianos.

Pas arrestimit, tashmë 44 vjeçari duhet të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme