I dërguari special i Trumpit, pos Thaçit, takon edhe krejt liderët partiakë

Prishtinë | 09 Tet 2019 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

I dërguari Special i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell pritet që, përpos presidentit Hashim Thaçi, të takohet edhe me të gjithë liderët partiakë në Kosovë.

Klani merr vesh nga burimet e veta se takimi i të dërguarit special të Trumpit me liderin e PDK-së, Kadri Veseli, pritet të nisë në orën 15:00.

Se Grenell sot gjatë ditës do ta ketë një takim edhe me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, e kanë konfirmuar edhe në Vetëvendosje.

Sipas informatave të Klan Kosovës, një takim të ngjashëm do ta ketë Grenell edhe me kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj dhe atë të LDK-së Isa Mustafën.

Megjithatë, kjo nuk është konfirmuar as nga LDK-ja dhe as nga AAK-ja.

Klan Kosova merr vesh se Grenell do t’i takojë liderët, veç e veç, në Ambasadën Amerikane në Kosovë.

I dërguari Special i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell ka arritur në Kosovë.

Përveç emisarit të presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në Kosovë sot pritet të vijë edhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin dhe për dialogun të cilin e kishte emëruar sekretari amerikan Mike Pompeo, Matthew Palmer.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar ambasadori amerikan në Prishtinë Philip Kosnett.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme