I gjenden 49 qese me marihuanë, arrestohet

Prishtinë | 08 Nën 2019 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar dje nga policia në Prishtinë një i dyshuar për posedim të substancave narkotike.

Gjatë kontrollit në trupin e të dyshuarit janë gjetur 49 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë 38 gramë dhe tri monedha me nga 20 euro që dyshohen të falsifikuara.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme