Një person është arrestuar në Kaçanik pasi dyshohet se është kapur me substancë narkotike.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 10 korrik 2026, rreth orës 00:40, ku gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe ka konfiskuar 9.27 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.
I dyshuari është shoqëruar në polici dhe është intervistuar lidhur me rastin.
Kaçanik 10.07.2026-00:40 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 9.27 gr kokainë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.