I gjetën drogë në veturë, aktakuzë për prizrenasin

Prishtinë | 02 Sht 2019 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit me iniciale A.M. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

“Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, dt. 31.08.2019 e që do të zgjasë deri më dt. 30.09.2019”, thuhet në komunikatë.

Në ditën e arrestimit policia e ka ndaluar veturën Audi A6 në rrugën “Adem Jashari” në Prizren dhe gjatë kontrollit i është gjetur 22 qese plastike me substancë të dyshuar për narkotikë, të llojit marihuanë, në peshë rreth 11.92 gram.

Veturën ishte duke e vozitur i pandehuri E.F dhe ishte bashkë me A.M. Substancat janë gjetur ne ulësen e këtij të fundit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme