I mituri që u ther dje me thikë në Mitrovicë po trajtohet në QKUK, i dyshuari dërgohet ne mbajtje

Prishtinë | 17 Tet 2024 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Një i mitur është therur dje me thikë në qytetin e Mitrovicës. Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKMF- Mitrovicë, më pas është transferuar në QKUK, Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Mitrovicë Jugu 16.10.2024-09:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me një mjet të mprehtë viktimën mashkull kosovar i mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKMF- Mitrovicë, më pas është transferuar në QKUK, Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. 

Të ngjashme