I moshuari në Ferizaj i jep fund jetës së tij, dyshohet se konsumoi “Domestos”

Prishtinë | 17 Gus 2023 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje pasdite në Ferizaj, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën ‘Hil Mosi’.

Sinjali mëson se viktima është 79-vjeçari, Metush Koxha, i cili sipas informacioneve të para, dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi viktima dyshohej se ka konsumuar preparate higjienike [Domestos] dhe ishte në rrezik për jetën.

Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur të moshuarin pa ndjenja dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në kuadër të veprimeve hetimore për të zbardhur rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, kanë marrë edhe dëshminë e djalit të viktimës.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vetëvrasje’.

Të ngjashme