I moshuari nga Gjakova: Prekazi është Qabja e shqiptarëve

Prishtinë | 17 Shk 2024 | 17:20 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ditën e Pavarësisë së Kosovës, qytetarë nga e gjithë Kosova, kanë vizituar gjatë ditës Prekazin dhe kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Ekonomia Online bisedoi me disa prej tyre dhe mori përshtypjet.

I moshuari, nga fshati Batushë i komunës së Gjakovës, tha se Prekazi është vend i shenjtë, siç e potencoi ai është kulmi i lirisë së shqiptarëve.

“Kisha me thënë se ky vend është Meka, Qabja e shqiptarëve. Iu bëj thirrje atyre që shkojnë në Qabe të vinë këtu më përpara se këtu është Qabja jonë, themeli dhe kulmi i lirisë së shqiptarëve”, tha ai.

Ndërsa, Hafir Jakupi nga fshati Reçak, tha se duhet bashkuar trojet shqiptare.

“I madh e i vogël me u bashku, bashkim tjetër asgjë nuk ka. Duhet bashkim, shyqyr që e shijojmë Kosovën, urime festa e Pavarësisë”, tha Jakupi.

Të ngjashme