I pamjaftueshëm buxhetimi për gratë tek partitë politike, Haxhiu: Gratë i vuajnë më shumë fenomenet negative

Prishtinë | 22 Mar 2023 | 15:28 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka bërë bashkë gratë e partive kryesore në vend. Temë diskutimi ishte “Roli i forumeve të grave në promovimin e buxhetimit gjinor”, raporton Ekonomia Online.

Përfaqësueset e partive politike, kërkuan që gratë brenda subjekte të kenë më shumë buxhet, ndërsa u kërkua më shumë angazhim që Kuvendi të ketë më shumë gra deputete.

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu u shpreh se gratë më pak kanë mundësi t’i qasen financimit privat, për shkak të paragjykimeve.

“Ne kemi një ligj, i cili 4 milionë euro financon për demokratizimin e subjekteve politike. Por, në kuadër të kësaj nuk kemi një ligj i cili përcakton shpërndarjen e këtyre mjeteve në ndarje buxhetore gjinore… edhe pse kemi një kuotë nuk kemi një ndarje buxhetore që e bën eksesin më të vështirë dhe kontribuon në diskriminim”, tha ai.

“Pse buxhetimi gjinor, jemi duke parë një mundësi se si mundemi me dhënë kontributin tonë më buxhetimin gjinorë. Janë disa çështje të cila i shohim gjatë saj. E kemi një ligj që u mundëson partive politike për fushatat e tyre dhe mbështetjen e këtyre politike. Por nuk kemi një ligj që ndanë buxhetin. Në draftdokumentin që po diskutohet sot është se një vlerë prej 1 për qind do të dhurohet nga KQZ për gratë që e kanë kaluar kuotën për 30 për qind”, tha ai.

E kryetarja e Organizatës Gratë për Vetëvendosjen, Albulena Haxhiu, tha se buxhetimi i përgjithshëm gjinor brenda partive është i nevojshëm.

Ajo foli edhe për hapat që kanë marr brenda partisë për t’u dal në ndihmë grave brenda partisë.

“Realiteti është se nevojat që kanë burrat dhe gratë janë të ndryshme. Kur them që nevojat janë të veçanta është se gratë i vuajnë shumë më shumë se sa burrat. Dhunën, ngacmimet seksuale, e këtë burrat e vuajnë më pak. Edhe brenda subjekteve politike këto nevoja ndryshojnë. Buxhetimi gjinor është edhe me ligj në Kosovë. Diskriminimi ekonomik mese burrave dhe grave është prezent. Ne kemi ndërmarr disa hapa brenda partisë për ndarjet buxhetore. Ne kemi ndarë një shumë për gratë që janë kandidate. Unë mendoj që kuota gjinore duhet të vazhdoj që të mbetet”, u shpreh ajo.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, tha se partia e saj në zgjedhjet e fundit i ka dhënë shumë prioritet grave.

“Përkundër ligjeve të shumta që janë hartuar për baza gjinore, pabarazia nis aty ku kuota nuk është 50 por 30 për qind. A është mjaftueshëm sot, jo. Kjo tregon për faktin se 40 për qind e deputetëve të Kuvendit janë gra, të cilat shumica janë hyre edhe pa kuotë. Në zgjedhjet e fundit lokale PDK-ja ka pasur më së shumti gra kandidate për kryetare. Kur jemi të partitë politike dhe të buxheti, mund të flasë se në zgjedhjet e fundit ne kemi qenë të përkrahura njëjtë për të dy gjinitë”, tha ajo.

Përfshirje buxhetore brenda partive kërkoi edhe kryetarja e Aleancës së Gruas së Kosovës, Diellza Kukaj.

“Sa i përket financave në subjekti që unë e përfaqësoj mbështetemi në ligjin e financimit e subjekteve politike. Kemi pasur mbështetje për aktivitete që kemi zhvilluar, por sa janë të mjaftueshme këto, nuk janë. Unë mendoj që intervenimi duhet të jetë në mentalitetin e shoqërisë. Duke qenë kandidate për deputet edhe unë kam pasur vështirësi të financimit, edhe pse është buxheti, nuk kanë qenë të mjaftueshme për një fushatë të denjë. Një planifikim edhe një përfshirje buxhetore brenda partive politike është shumë e rëndësishme”, tha ajo.

Të ngjashme