Një foshnjë e braktisur në të ftohtë u gjet nga një grua në Alaskë, në një kuti kartoni, i mbështjellë me një batanije. Pranë tij kishte dhe një letër nga nëna që e la, duke thënë se nuk kishte mundësi që ta rriste. Roxy Lane e gjeti fëmijën duke qarë dhe pastaj postoi një video në rrjete sociale.
Foshnja u dërgua në një spital lokal ku u konstatua se ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo supozoi se prindërit e foshnjës ishin të vegjël dhe nuk e dinin se mund ta linin fëmijën në një spital lokal ose stacion policie. “Të lutem më ndihmo! Unë kam lindur sot më 31 Dhjetor 2021 në orën 6 të mëngjesit.
Linda 12 javë para kohe. Nëna ime më lindi në javën e 28-të. Prindërit dhe gjyshërit e mia nuk kanë ushqim dhe para për të më rritur. Ata kurrë nuk donin të ma bënin këtë. Nëna ime është e trishtuar që më la. Ju lutem më merrni dhe më gjeni një familje. Emri im është Teshawn.“, thuhej në letër.