Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 6.3 Rihter godet pjesën jugore të Alaskës

Prishtinë | 22 Dhj 2021 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Tërmeti me fuqi shkatërruese prej 6,3 Rihter, ka goditur pjesën jugore të Alaskës, ka njoftuar qendra evropiane sizmologjike (EMSC), raporton Reuters.

Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 125 kilometra, kanë bërë të ditur ndër tjera nga EMSC-ja, transmeton Telegrafi.

Sistemi amerikan për paralajmërim të hershëm për cunami, ka njoftuar se nuk ka rrezik për shfaqen e ndonjë cunami pas tërmetit.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale, të shkaktuara nga dridhjet e fuqishme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme