I qetë dhe me kokën lart, del në gjykatë 80 vjeçari shqiptar që vrau gruan dhe vëllanë

Prishtinë | 30 Jan 2023 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

80-vjeçari Xhevit Sinani i cili vrau bashkëshorten dhe vëllanë, ka mbërritur në Gjykatën e Elbasanit ku pritet të njihet me masën e sigurisë ndaj tij.

80-vjeçari mbrohet nga avokat kryesisht, i përcaktuar nga gjykata në mungesë të mundësive për ta pasur një avokat të përzgjedhur nga ai vetë.

Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes në fshatin Tërvol të Gramshit ku 80-vjeçari për arsye ende të panjohura vrau me sëpatë bashkëshorten e tij Zeqine Sinani dhe vëllanë Shaqir Sinani.

Të ngjashme