Një adoleshent i cilu u përplas nga një makinë pak para bllokimit nga koronavirusi, është zgjuar tani – pa asnjë njohur për pandeminë e cila ka prekur gjithë botën.
Joseph Flavill, i njohur si Joe, u përplas nga makina më 1 Mars të vitit të kaluar ndërsa po ecte në Burton të Staffordshire. 19 vjeçari ka kaluar gjithë këtë kohë në koma në spitalin e përgjithshëm në Leicester por tani ka hapur sytë dhe po lëviz gjymtyrët.
Familja e tij është e lumtur nga përparimi që ai ka bërë – por po pyesin se si ata mund t’i shpjegojnë atij pandeminë, bllokimet dhe distancimin shoqëror, shkruan Metro.co.uk, transmeton Klan Kosova.
Halla e tij, Sally Flavill-Smith, tha: “Në fillim sytë e tij ishin të hapur, por ai nuk po përgjigjej në asgjë, por gjatë javëve të fundit ai ka ndërmarrë hapa të mahnitshëm. Ai me të vërtetë po përpiqet të angazhohet dhe të buzëqeshq. Ai po ngre gjymtyrët e tij me udhëzim. Ai po bën përparim me të vërtetë të mirë. Duhet të përpiqemi të qëndrojmë pozitivë”.
Adoleshenti, u infektua me koronavirus dy herë – një herë ndërsa ishte ende në koma dhe një herë kur u zgjua- por e ka kaluar atë. Dhe vetëm mamaja e Joe, Sharon Priestley, u lejua ta vizitonte atë në spital për shkak të rregullave të COVID-19. Joe u transferua në Adderley Green në Stoke, i cili siguron rehabilitim neurologjik, fizik dhe njohës, katër muaj më parë për të ndihmuar në vazhdimin e shërimit të tij.
Për fat të keq ai doli pozitiv për koronavirus për herë të dytë që do të thotë se i është dashur të izolohet ndërsa është atje. Për shkak të kufizimeve, familja e Joe nuk është në gjendje ta vizitojë atë, por ata flasin në FaceTime dhe tezja e tij tha se fytyra e tij ndriçohet kur sheh miqtë dhe familjen në ekran.
Tani adoleshenti po përparon mirë pasi hapi sytë dhe në javët e fundit ai ka filluar të lëvizë gjymtyrët, transmeton Klan Kosova.