Çfarë po ndodhë me inflacionin në Kosovë?
Mos me i besu syve kur e shef në nivel kaq të ulët inflacionin në Kosovë. Vetëm 1.4% është vlera e fundit e regjistruar në gusht 2024. Një moment gjatë korrikut 2022 ishte në kulm me 14.2% e pemët e perimet ishin rreth 25% rritje. Por gjatë vitit 2024 asnjëherë nuk ka kaluar 2.4%.
Në fakt, mesatarja e inflacionit në Kosovë gjatë 2024 (deri tani) është vetëm 2.1%. Kjo është një ndër statistikat më të mira në botë që kam parë deri më tani. Pse po ndodhë kjo, kur qeveria nuk ka ndërmarrë shumë verprime për të kontrolluar dhe menaxhuar krizën financiare?
Mesiguri njëra ndër arsyet kryesore është që inflacioni po stabilizohet në Eurozonë dhe SHBA, rrjedhimisht, Kosova po e ndin këtë stabilitet. Por arsyeja ndoshta kryesore është fakti që ne kemi pasur një inflacion shumë të lartë gjatë 2022 dhe një pjesë të 2023. Andaj, kur po krahasohet me atë nivel të cmimeve, tash po del niveli i ultë.
Kjo nënkupton që inflacioni kur publikohet dhe matet, krahasohet me nivelin e 12 muajve më parë. Nëse një kg domate ishin 1euro një vit më parë dhe kjo ishte rritjet 15% me vitin paraprak. Por tashmë kur kemi cmimin e domateve të ngjashëm, inflacioni nuk është rritur më shumë. Kjo nuk dmth që cmimet nuk janë të larta.
Pra cmimet janë rritur aq shumë më herët dhe tashmë nuk po rritenë më. E keqja është që cmimet, pasiqë rriten, nuk zbresin zakonisht. Pra kg e specave apo domateve e kemi më një rritje shumë të lartë krahasuar me 2-3 vite më herët dhe tashmë rritje nuk ka pasiqë nuk ka ku të shkoj më lartë.
Por tash, pasiqë kemi që gati 10 muaj stabilitet në rreth 2%, është kohë të ulen normat e interesit të kredive. Interesi ishte rritur edhe ashtu me vonesë, pasiqë erdhi FMN dhe na tha të bëjmë ashtu. Kishte qenë kulmi i inflacionit.
Por tash pasiqë inflacioni është në nivel të pranushmës, e konfirmuar me disa muaj, duhet të ulen normat e interesit urgjentisht që të stimulohen aktivitete të shtuara ekonomike dhe të stimulojmë rritje ekonomike dhe punësim.