I vdes gruaja në spital jashtë vendit, burri nga Prishtina dyshon në kujdesin e mjekëve

Prishtinë | 08 Nën 2020 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Një grua nga Prishtina ka vdekur derisa ka qenë duke u trajtuar në një spital jashtë vendit.

Rastin në Policinë e Kosovës e ka lajmëruar bashkëshorti i viktimës, pasditen e së premtes.

Sipas Policisë, ankuesi dyshon se deri te vdekja e gruas kishte ardhur nga neglizhenca e mjekëve të spitalit.

“Ankuesi mashkull Kos.raporton se gruaja e tij viktima femër Kos. kishte shkuar për shërim në një spital jashtë shtetit dhe atje kishte vdekur. Ankuesi dyshon se deri te vdekja e gruas kishte ardhur nga neglizhenca e mjekëve te spitalit”, bëhet e ditur në raporton e Policisë.

Po ashtu është bërë e ditur se Prokuroria ka nisur hetimet për këtë rast, derisa është kërkuar që viktimës t’i bëhet obduksioni.

“Në konsultim me prokurorin hapet rasti dhe kërkohet ti bëhet obduksioni. Rasti mbetet nën hetime”, ka njoftuar Policia

Të ngjashme