I vidhet vetura e tipit Mercedes një personi në Podujevë

Prishtinë | 22 Maj 2022 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Sfeqël, të Podujevës, njofton policia.

Sipas policisë, një person kishte raportuar se në garazhin e tij, dikush i kishte vjedhur veturën e tipit Mercedes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 dhe rasti është në procedurë hetimore.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga person-a të panjohur nga garazhi i tij i kanë vjedhur veturën e tipit Mercedes pa targa, rasti në procedurë hetimore”, bëri të ditur policia.

Të ngjashme