I vjedhin 113 mijë kruna suedeze, ari e plotë dokumente

Prishtinë | 18 Maj 2021 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka raportuar se në fshatin Llugaxhi të komunës së Lipjanit, një qytetar që jeton jashtë vendit, derisa kishte parkuar veturën e tij me targa suedeze për një shërbim, një person i panjohur duke i thyer xhaminë veturës.

Pas këtij momenti i njëjti i ka vjedhur një çantë dore me dokumente personale, një orë dore, një zinxhir ari dhe një shumë parash prej 113 mijë kruna suedeze.

Policia tregon se rasti vazhdon të hetohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme