Një rast i dhunës dhe dëmtimit të pasurisë është raportuar mbrëmjen e 18 gushtit në Malishevë. Sipas policisë, rasti ndodhi rreth orës 22:00, një person i dyshuar, me inicialet M/K, dyshohet se ka shkaktuar dhunë psikike dhe më pas ka dëmtuar veturën e babait të tij. I dyshuari nuk është arrestuar dhe aktualisht ndodhet në […]
Ia dëmtoi veturën e babait, arratiset djali nga Malisheva

Një rast i dhunës dhe dëmtimit të pasurisë është raportuar mbrëmjen e 18 gushtit në Malishevë.
Sipas policisë, rasti ndodhi rreth orës 22:00, një person i dyshuar, me inicialet M/K, dyshohet se ka shkaktuar dhunë psikike dhe më pas ka dëmtuar veturën e babait të tij.
I dyshuari nuk është arrestuar dhe aktualisht ndodhet në arrati.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

















