Ia dëmton veturën për shkak të një borxhi në Zubin Potok, rasti po hetohet

Prishtinë | 07 Qer 2026 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Një person i ka dëmtuar veturën një personi tjetër për shkak të një mosmarrëveshje rreth një borxhi që viktima kishte ndaj të dyshuarit.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 20:10, në Zubin Potok.

Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

“Zubin Potok / 06.06.2026 – 20:10. Ankuesi m/k ka raportuar se, i dyshuari m/k, i ka dëmtuar veturën, dyshohet për shkak të mosmarrëveshje rreth një borxhi që viktima kishte ndaj të dyshuarit. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

Të ngjashme