Ia hedhin 2 granata dore në shtëpi, një gjilanasi i dëmtohet vetura

Prishtinë | 06 Nën 2019 | 12:02 | Nga Ekonomia Online

Disa persona të panjohur kanë hedhur dy granata dore në oborrin e shtëpisë së një personi.

Sipas tij, më këtë rast i është dëmtuar vetura dhe fasada e shtëpisë.

“Ankuesi mashkull shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë hedhur mjete shpërthyese (dyshohet dy granata dore) në oborrin e shtëpisë së tij, me ç’rast i është dëmtuar vetura dhe fasada e shtëpisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore. Përveç dëmeve materiale, s’ raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme