Ia sheh sherrin rrjetit social, policia i bastis shtëpinë pasi ekspozon revolen

Prishtinë | 10 Shk 2018 | 09:50 | Nga

Rrjetet sociale shpesh herë keqpërdoren nga përdoruesit për arsye të ndryshme. Disa prej tyre me qëllim që të duken sa më interesant, postojnë gjëra për të cilat ata nuk i mendojnë pasojat. Një rast i tillë ka ndodhur në qytetin e Istogut, kur një qytetar ka ekspozuar një revole në rrjetin social. Kjo ka ngritur shqetësimin e policisë, e cila i ka bastisur shtëpinë, raporton Ekonomia Online.

Në raportin e dërguar nga Policia e Kosovës, raportohet se në rajonin e Istogut është konfiskuar një revole me gas, cal-9 mm. Ngjarja ka ndodhur pasi që i dyshuari, i cili jeton në Austri në rrjetet sociale e ka ekspozuar një revole.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme