Ndërmarrja publike Ibër Lepenci ka shpenzuar hiç më pak se 40 mijë euro për shërbime telekomunikuese. Këto shpenzime ndërmarrja i ka planifikuar për 36 muaj, shkruan Gazeta Fjala.
Shërbimet e përfshira në kontratën e nënshkruar me datën 27 korrik, përfshijnë telefonin fikse, mobil, internet dhe shërbim kabllor. Fitues i këtij tenderi që është shpallur në KRPP është Telekomi i Kosovës.
Shuma e saktë e shpenzimeve siç thuhet në njoftimin për shpallje të tenderit është 40 mijë e 369 euro.