Ibra në Amerikë

Prishtinë | 02 Mar 2018 | 16:03 | Nga

Zlatan Ibrahimoviq ka aluduar se mund t’i bashkohet ndonjë skuadre të ligës MLS në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kontrata e suedezit te Manchester United skadon këtë verë, dhe është aktualisht e paqartë nëse atij do t’i ofrohet ndonjë zgjatje nga ana e Jose Mourinhos, pas raportimeve se ai kërkohet nga LA Galaxy.

“Nuk e kam ditur që disa suedezë kanë shkuar në MLS”, tha Ibrahimoviq për SportExpressen.

“Kjo nënkupton që është joshëse që të luaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Los Angeles është një qytet i mirë dhe kam qenë atje shpesh gjatë pushimit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme