Ibrahim Rexhepi nga kjo e mërkurë është anëtar i Aleancës Kosova e Re.
Ai ka treguar arsyet se pse pas 40 viteve karrierë në gazetari ka vendosur që të hyjë në politikë.
“Kam kaluar 40 vjet në gazetari 90% e të cilave kanë qenë gazetari aktive në sektorin e ekonomisë”.
“
Kam pas poste të redaktorit dhe kryeredaktorit. Këtë kohë kam analizuar, kam raportuar kam këshilluar e të tjera. Në këtë kohë mu duk e nevojshme që ta provojë vetveten dhe të marrë përgjegjësi.
Ai ka thënë se gazetaria është ndikues anësor në procese, kurse angazhimi në politikë bën që përgjegjësit dhe detyrat të jenë më të prekshme.
“Fokusi im ka qenë ekonomia. Kjo ka qenë arsye kryesore se pse kam bindë vetën që të provoj diçka më ndryshe”, ka pohuar Rexhepi.
“Angazhimi im në AKR ka qenë qoftë relacionet e drejtpërdrejta më Pacollin, por edhe motoja e këtij subjekti është zhvillimi ekonomik dhe punësimi”.
“Me këtë dëshmohet patriotizmi. Tregimet rreth luftës dhe pavarësisë nuk pinë ujë, ka kaluar koha e tyre, tash duhet të shikojmë nga e ardhmja”.
“Kam pasur oferta edhe nga partitë tjera, por kjo nga AKR ka qenë më serioze”.
Nëse do të mbetesha në xhepin e zotit Pacolli atëherë nuk meritojë shumë.
“Koncepti i zotit Pacolli është që rreth vetes të ofrojë ekspertë të ekonomisë.”
Realisht angazhimi i gazetarëve është publik dhe shumë më lehtë janë të pranueshëm për partitë politike dhe institucionet tjera.
“Është një moment kur sheh se gazetaria është harxhuar dhe duhet të provohet diçka tjetër”, ka përfunduar Rexhepi.(KlanKosova)