Ibrahimi: Me kontratën kolektive në arsim mund të dëmtohet buxheti i komunave

Prishtinë | 30 Jan 2021 | 07:36 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Buxheti i komunave mund të dëmtohet pasi që ato nuk janë konsultuar sa i përket marrëveshjes kolektive të nivelit qendror me Sindikatën e Pavarur të Arsimit.

Kështu ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Ibrahimi tutje është shprehur se në kontratat e ardhshme kolektive, pjesë e nënshkrimit të jetë edhe AKK-ja, në mënyrë që të mosdëmtohet buxheti i komunave.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës, edhe përpara nuk ka qenë kundër nënshkrimit të kontratës kolektive nga niveli qendror me Sindikatën e Pavarur të Arsimit, por ka qenë kundër arbitraritetit nga një niveli qendror kur e ka nënshkruar kontratën me sindikalistët, por pamarrëveshje paraprake me komunat e Kosovës dhe për këtë shkak buxheti i komunave është dëmtuar në mënyrë të njëanshme nga niveli qendror sepse të gjitha shpenzimet objektive të deri tanishme janë marr nga buxhetet komunale”.

Kontratat nga AKK-ja do të përkrahen nëse ato do të jenë të konsultuara dhe jo të njëanshme.

“Ne kemi kërkuar që në kontratë kolektive të ardhshme Asociacioni i Komunave të Kosovës si përfaqësues i vetëm i autoriteteve lokale në Kosovë të jetë partner i nënshkrimit të këtyre kontratave dhe në mënyrë  të dinjitetshme ti përfaqësojë komunat, sepse nëse preket përsëri buxheti i komunave pa i pyetur komunat paraprakisht do të jetë shumë e vështirë edhe të zbatohet, pra Asociacioni i Komunave të Kosovës, i ka përkrahur dhe do t’i përkrah kontratat kolektive, por ato të cilat do të jenë jo të njëanshme, por të konsultuara paraprakisht me komunat”.

“Neve besojmë dhe shpresojmë, në takimet e kolegjiumit tonë profesional që ka pasur disa takime me ministrinë e arsimit dhe së fundi edhe me ministrin Likaj është diskutuar sa i përket këtyre çështjeve krahas nënshkrimit të kontratave të bëhet edhe vlerësimi i ngritjes së cilësisë në Kosovë”, ka thënë ai për EO.

Prioritetet e Asociacionit të Komunave të Kosovës, për vitin 2021 do të jetë Ligji mbi financat lokale,  Ligji mbi prokurimin publik dhe Ligji mbi Administratën Publike.

Ibrahimi, ka thënë se Ligji për Prokurimin Publik patjetër që duhet të amadamentohet pasi që vetëm procedurat fillestare po marrin shumë kohë, dhe që sipas tij, në disa projekte të planifikuara nuk po implimentohen për shkak të burokracisë në Ligjin e Prokurimit Publik.

“Neve kemi diskutuar me kolegjiumet tona profesionale prioritetet sa i përket fushës së lobimit, do të jetë Ligji mbi financat lokale, do të jetë Ligji mbi prokurimin publik, por edhe Ligji mbi administratën publike i cili ligj nuk po mund të zbatohet në komunat e Republikës së Kosovës për shkak të burokracisë të krijuar nga ky ligj”.

“Ligji për prokurimin publik patjetër se duhet të amadamentohet sepse vetëm procedurat fillestare po marrin deri në 65 ditë dhe pastaj po fillon faza e ankimimit dhe në disa raste projekte që po janë të planifikuara për implementim nuk po munden për shkak të burokracisë të paraparë me Ligjin për prokurimin publik dhe Ligji për financat lokale është një ndër ligjet kryesore të funksionimit të pushtetit lokal, besojmë dhe shpresojmë që të gjitha rekomandimet të cilat janë dhënë nga komunat e Kosovës, do të jenë të inkorporuar në këtë ligj në mënyrë që të kemi një decentralizim të mirëfilltë financiar nga niveli qendror në atë lokal, gjithashtu gjatë këtij viti këshilli i Evropës për herë të parë ka angazhuar një ekip profesional që të bëjë krahasimin e funksionimit të pushtetit lokal në Kosovë me parimet që burojnë nga karta evropiane mbi qeverisjen lokale dhe ky është një ndër sukseset me të mëdha të Asociacionit të Komunave të Kosovës gjatë vitit 2020-2021”.

Të ngjashme