Sulmuesi suedez i LA Galaxy, Zlatan Ibrahimovic, e ka zbuluar arsyen pse ai nuk u transferua në Milan gjatë afatit kalimtar të janarit, duke thënë se ai ndien që nuk e kishte dhënë ende maksimumin për klubin e tij.
Për 37-vjeçarin ishte spekuluar vazhdimisht sezonin e kaluar se ai do të kthehej te ish-klubi i tij, mirëpo në fund ai vendosi të mos e kompletonte këtë transferim pasi që dëshironte të qëndronte në LA Galaxy.
Duke folur për të përditshmen spanjolle, Mundo Deportivon, ish-ylli i Manchester Unitedit, Interit dhe Barcelonën, e zbuloi arsyen kryesore që e shtyu të qëndronte edhe më tutje në SHBA për të luajtur për LA Galaxy.
“Ndieja se kam ende shumë për t’i dhënë ekipit tim, ligën amerikane (Major League Socecr) dhe tifozëve. Për sezonin e ardhshëm, mendoj se nuk do të jem titullar, por nuk e di sesa do të jetë e mirë kjo gjë për mua”, ka thënë Ibrahimovic.
“Dua ta sfidoj veten në këtë aspekt. Sezonin e parë nuk pata mundësi ta japë maksimumin, veçanërisht për shkak të lëndimit. Nuk kisha luajtur për më shumë se dhjetë minuta gjatë gjithë vitit. Megjithatë, jam këtu, jam gjallë dhe kjo është e rëndësishme për mua”.