Një reagim me doza zemërimi, sigurisht i ndikuar nga një moment që e pranojnë të gjithë: tejet i komplikuar në mënyrë të padiskutueshme.
Ajo që po kalon Interi nuk është një periudhë që do ta donte askush. Por, pikërisht kapiteni i zikaltërve, Mauro Icardi, nuk arrin të kapërdijë sjelljen e tifozëve të skuadrës milaneze, që me vërshëllima “gjëmuese” në kor shoqëruan lojën e Interit gjatë të gjithë kohës në ndeshjen e humbur me Bolognën.
Kontestimin e tifozëve, “Maurito” nuk e pranon dhe ndaj saj përgjigjet me mënyrën e tij. Përmes rrjeteve sociale dhe me një kritikë tepër të ashpër.
“Nëse nuk e doni skuadrën kur humbet, s’keni pse ta doni kur fiton”, shkruan ai në “Instagram”, përcjellë Klan Kosova.