Do të ishte e pazakontë, që ta shtjellojmë rritjen ekonomike ne Kinë, pa pasur në perspektivë procesin e kopjimit të teknologjisë nga gjigantet e teknologjisë moderne globale, e cila filloi te shtrihej ne tregun Kinez, pas reformavetregtare ligjore të ndërmarra gjatë viteve 90.
Si pikënisje, hapja e tregut (hyrja në tregun aziatik)për bizneset e huaj, përderisa depërtonin në vendin më të populluar në botë, Korporatatpo gërmoninnë tregun prodhues si në një minierë ari, në tregun gjysmë të hapurliberal, shumë korporata, ngritën degët në territorin e Kinës pasi prodhimi vazhdimisht ishte i mbuluar me pagë minimale.
(akoma mbi 90 milion banorë në Kinë jetojnë nën 2 $ në ditë)
Pa ndonjë rregullim të tregut, tarifa të ulëta si dhe shumë zbrazësi mbi detyrimet ligjore kontraktuese, suksesi i shpejt mbi strategjinë ‘paguaj pak, fito shumë ‘ të industrisë globale të teknologjisë, dhe jo vetëm, ishte i garantuar
Kjo deri sa Kina, dhe bërja ebiznesit në ‘Pekin’ filloj te evoluoj, si një shoqëri që shtyn regjimin e ngurtë të reflektojë në tregjet me rritje të shpejtë, si rezultat kemi zgjerimin e industrisë inovative siç e njohim sot…
Kina, thënë troç, u shndërrua në kopjues të çdo pajisje elektronike që po prodhonte për Perëndimin ‘kapitalist’, duke u kamufluarsi prodhues paralel, dhe duke shkelur mbi normën e pronësisë Intelektuale.
( Numri i Kinezëve që jetojnë në varfëri ra nga 88% në vitin 1981 në vetëm 3% në 2017)
Duke u fshehur pas ‘manipulimit’ valutor, duke rritur tarifat për produktet selektive, autoriteti Kinez luajti lojë të dyanshme të së njëjtës monedhë, ndërsa siguroi një vend të sigurt për shumicën e bizneseve te huaja, ne anën tjetër bëri qëadministrata e Obamësti pranoj tarifat e pa balancuara që u përcaktuan nga autoriteti Kinez në pjesëtë madhe të mallrave duke filluar nga importi i automjeteve që ishte 25%
Bizneset dhe sipërmarrësit amerikanë, si ElonMusk mbështeten bilancin tarifor të Trump-it në v2018 ndërsaloja tarifore zgjati gjatë gjithë vitit2019 midis administratës se Trump-it dhe Kinës, kjo ne fund rezultoi në një rritje të konsiderueshme për ekonominë amerikane, ndërsa njëkohësisht rriti prodhimin e brendshëm, si pasojë SHBA regjistron numrat më të ulët të papunësisë në 50 vitet e fundit …
Ndërkohë, lajmet e këqija për Kinën vazhduan mes frikës dhe raporteve për një “virus” vdekjeprurës u shfaqën befas, vendi i origjinës “tregu i hapur i kafshëve” në Wuhan…
Raportet kontradiktore mes shumë spekulimeve që qarkullonin nërrjetet sociale nuk pushuan, ndërkohë,…Kërkimi për një kurë te panjohur, kushti i parë është që duhet të ketë një sëmundje për çdo trajtim!
Ky është parimi thelbësor (Kina është vendi që investon me se tepërmi ne botënë kërkime shkencore), si thënia latine “Medicuscurat, Naturasanat”….por mos vallë dikush në laboratorët në Wuhankëtë ta ketë aplikuar në mënyrë të gabuar!?…
Pavarësisht propagandës, institucionet shtetërorëarritën të fshehin, çdo rrjedhje informacioni, ndërsa kufizonin ata që guxojnë të flasin në publik, frika ndaj reagimit te gjerëpublik vetëm se do e komplikonte situatën, si rrjedhojë
Të kthehemi në vitin 2003 kur virusi ‘Sars’ u shfaq në Kinë, edhe pse virusi ishte shumë agresiv, por jetëshkurtër, ekonomia botërore filloi të dridhej nën efektet e para, nga askush tjetër, veçse frikës, që prodhon ndjenjën negative në botën e investimeve, si rezultat, Bizneset paguajnë një çmim mjaft të padrejtë…
Foto Ilustrim
Për fat të mirë për Kinën, Sars-i nuk zgjati shumë, por trajtimi i situatës, mbulimi dhe mohimi ishte një tregues i qartë se partia komuniste NUK do të lejojë asgjë pos narrativit të saj propagandistik, qoftë ajo rrezikunga mutacioni viralqë mund të ndikojë në gjithë popullin, dhe afektoj seriozisht ekonominë….e gatshme tëpaguan çmimin përfundimtar të katastrofës…vetëm për të ruajtur status quo-ne, ngjarjet e paparashikuar janë po aq ‘të papranueshme’ ..pasi asgjë në fakt nuk mund të ndodhë pa pëlqimin e ideologjisë politike.
Sipas ’bussinessinsider’Dr. JiangYanyong, një kirurg ushtarak që zbuloi mbulimin e qeverisë kineze të shpërthimit vdekjeprurës të SARS në 2003, ka qenë nën arrest shtëpiak që nga Prilli 2019, dhe historia përsëritettanimë…
Kur mjeku Dr. Li u përpoq të paralajmëronte autoritetin, ai u qortua dheizolua nga policia pasi ai ndau shqetësime në lidhje me virusin në një aplikacion të rrjeteve sociale ‘Weibo’ me kolegët etijnga Instituti mjekësor më 30 dhjetor. Policia e detyroi atë të nënshkruajë një deklaratë se paralajmërimi i tij përbënte propagandë “sjellje të paligjshme” dhe pretendime tjera…
Fakti që ai ishte injoruar, dhe kërcënuar me ndjekje penale, sqaron shumë, ndërsa historia e tij u be e njohur kur shëndeti i tij u përkeqësua, dhe ndërroi jetë disa javë më parë, kjo ndezi zemërimin e publikut anembanë Kinës, duke u bërë jehonë e reagimeve nga masat për autokracinë ne vend
Sa është Kina e goditur nga virusi ‘Corona’!
Me pak fjalë, situata duket e zymtë;
Pasiguria dhe paparashikueshmëria e virusit (Covid19) jo vetëm që ulekonominë e Kinës drejt recesionit por paralizon jetën e përditshme, dëmton jo vetëm shëndetin, por të gjithë strukturën e shoqërisë, biznesit, tregtisë dhe prodhimit…mes frikës dhe depresionit vjen anarkia… pasi asnjë shoqëri nuk mund të mbahet në karantinë për një kohë të gjatë.
Në Wuhan, dhe provincën Hubei janë mbi 60 milion banorë në karantinë… …pa asnjë zgjidhje të qartë në horizont, dikush mund të mësojë një mësim të vlefshëm, nëse jo nga mutacionet pandemike (që vazhdojn të përsëriten) … atëherë nga historia, pasi ngjarja ne ‘Chernobil’ ishte vetëm fillimi i përfundimit të komunizmit ne Bashkimin Sovjetik, për ta fshehur të vërtetën duke i iservuarpublikut mashtrim përmes propagandës masive…. zakonisht çmimin përfundimtar e paguajnëshoqëria civile…
Shoku Akimov ka ndodhur një aksident!… Thënia e famshme nga shfaqja klasike ne HBO ‘Chernobyl’ komploti është mjaft i drejtpërdrejtë
Dallimi midis një ideologjie të caktuar, e cila përdor çdo mase për ta mbuluar dhe fshehur katastrofën, dhe përpjekjes për ta luftuar, duke rrezikuar jetën e tyre përta parandaluar, duke mbrojtur të vërtetën duke luftuar skenarin më të keq….. të gjitha ne fund nuk mjaftuan …për banorët e Prypiat-it, dhe miliona tjerë në Evropë…..pasi radioaktiviteti u përhap, ashtu si virusi po përhapet në Kinë dhe më gjerë…
‘Cili është çmimi i një gënjeshtre”…mbase ketë nuk do ta kuptojmë kurrë.
Autori eshte studiues i trendeve globale| Shkrimi është botuar në gjuhen angleze ne medium dhe me te drejta autoriale ne ekonomiaonline